1. Çfarë janë cookies
Cookies janë skedarë të vegjël teksti që faqja ruan në shfletuesin tuaj. Ato e ndihmojnë faqen të mbajë mend, për shembull, që jeni i identifikuar.
2. Cilat përdorim
| Emri | Lloji | Qëllimi | Kohëzgjatja |
|---|---|---|---|
luxeo_sid | Cookie e domosdoshme | Ju mban të identifikuar në llogari ose në panel. Është e mbrojtur (HttpOnly) dhe nuk lexohet nga skriptet. | Deri në 30 ditë ose derisa të dilni |
luxeo:favs | Ruajtje lokale | Mban mend produktet që keni shënuar si të preferuara, vetëm në pajisjen tuaj. | Derisa ta fshini |
luxeo:intro | Ruajtje e sesionit | Që animacioni i hyrjes të shfaqet vetëm një herë për vizitë. | Derisa të mbyllni skedën |
luxeo:consent | Ruajtje lokale | Mban mend nëse i keni pranuar apo refuzuar cookies statistikash. | Derisa ta fshini |
_ga, _ga_* | Statistika (Google Analytics) — vetëm me pëlqimin tuaj | Numërojnë vizitat dhe faqet e shikuara në mënyrë të përmbledhur, që ta përmirësojmë faqen. | Deri në 2 vjet |
3. Shërbime të palëve të treta
Google Tag Manager / Google Analytics: përdoren për statistika vizitash. Derisa të klikoni Prano në njoftimin për cookies, ato nuk ruajnë asnjë cookie në shfletuesin tuaj (Google Consent Mode). Nuk përdorim Facebook Pixel ose reklama të personalizuara.
Google Fonts: fontet e faqes ngarkohen nga serverët e Google, të cilët mund të regjistrojnë adresën IP.
4. Pëlqimi juaj
Cookies të domosdoshme dhe ruajtja lokale e zgjedhjeve tuaja nuk kërkojnë pëlqim. Cookies statistikash vendosen vetëm pasi t'i pranoni. Zgjedhjen mund ta ndryshoni në çdo kohë:
5. Si t'i menaxhoni
Mund t'i fshini ose bllokoni cookies në cilësimet e shfletuesit tuaj (Chrome, Safari, Firefox, Edge). Nëse e bllokoni cookie-n luxeo_sid, nuk do të mund të hyni në llogari dhe të shihni çmimet.
6. Kontakti
- Emailinfo@luxeolighting.com
- Telefon+383 44 000 000
- AdresaPrishtinë, Kosovë